Xhaferi: Seanca për shkarkimin e Janevës do të thirret nesër ose pasnesër

Maqedonia

Xhaferi: Seanca për shkarkimin e Janevës do të thirret nesër ose pasnesër

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 19:22
Talat Xhaferi

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së kërkon seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e prokurores publike speciale Katica Janeva. Koordinatori i kësaj partie Nikolla Micevski, kërkon nga kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ta thërret seancën. Sipas tij vetëm në këtë mënyrë, këshilli i prokurorëve publik, do të ketë kohë që ta shqyrtoj propozimin dhe ta shkarkojë Katica Janevën.

“Me rregulloren e kuvendit dhe me kërkesë të 20 deputeteve, zotëri Talat Xhaferi, duhet të thërras seance urgjente në të cilën në rend të ditës duhet të jetë shkarkimi i Katica Janevës. Edhe atë insistojmë që të mbahet sot, dhe jo siç paralajmëroi Xhaferi, pas dy ose tri ditëve”, theksoi Nikolla Micevski, koordinator i OBRM-PDUKM-së.

Nga ana tjetër Xhaferi tha se seancën do ta thërret nesër apo pasnesër.

“Seanca mundet të caktohet edhe sot, ose nesër, mundet edhe të shtunën. Në atë rast, e njëjta do të thirret që të mundësohet që në kuadër e asaj për të cilën partitë politike më njoftuan me shkrim, se pajtohen që të qaset për shkarkimin e Katica Janevës si prokurore speciale. Ky është obligim ligjor që të siguroj pajtime me shkrim duke pasur parasysh se, sipas ligjit aktual, në situatë të shkarkimit, prokurori publik i cili është shkarkuar ka të drejtë të parashtrojë padi deri te gjykata”, deklaroi kryetari i Kuvendi, Talat Xhaferi.

Seanca deri tani nuk është thirrur për arsye se është pritur epilog nga takimi i liderëve, i cili përfundoi pa marrëveshje lidhur me ligjin e ri për prokurori publike.

Vendimi për shkarkimin e Janevës ka kaluar në komision kuvendor dhe tani pritet që thirret seanca. Ndryshe Janevës mandati i skadon më 15 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat