Milloshoski: Prezumimi i pafajësisë do të duhet të vlejë për të gjithë

Maqedonia

Milloshoski: Prezumimi i pafajësisë do të duhet të vlejë për të gjithë

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 21:23
Antonio Milloshoski

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së për “TV21” tha se bëjmë pyetje se si është e mundur që Zaev të jetë në koalicioni me Ali Ahmetin për të cilën ka hetime.

Në pyetjen se realisht a është e mundur dhe a është etike që këta deputetë për të cilët janë hapur hetime apo ka dyshime nga PSP-ja, të vendosin pikërisht për fatin e këtyre lëndëve dhe për vetë PSP-në?, Milloshoski u përgjigj:

“Edhe ne e pyetëm kryeministrin Zaev se si është e mundur të jeni në koalicion me  Ali Ahmeti, për të cilin ka hetime apo parahetime dhe si është e mundur që Bujar Osmani të jetë zëvendëskryeministër për eurointegrime, e ju si politikan i falur të jeni kryeministër? Por, ai nuk kishte përgjigje për këto pyetje dhe ne e respektojmë qëndrimin e tij”.

Ai tha se qëndrimi i tyre është se prezumimi i pafajësisë do të duhet të vlejë për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat