SHMM dënon incidentet në shtëpitë shëndetësore

Maqedonia

SHMM dënon incidentet në shtëpitë shëndetësore

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 22:29
Ilustrim

Shoqata Mjekëve të Maqedonisë (SHMM) dënon ngjarjet e ndodhura në ditët e kaluara në ambientet shëndetësore në Tetovë, Strugë dhe të fundit, sot në Klinikën Universitare për sëmundje kirurgjikale “Shën Klementi i Ohrit” në Shkup.

Sipas SHMM-së, faktorët socialë që kontribuan për një sjellje të tillë të atyre që erdhën për të kërkuar kujdes mjekësor nga profesionistë të shëndetit janë përdorimi alkoolit dhe përdorimin e lëndëve narkotike, sjellja antisociale dhe një shkallë të lartë të dhunës në familje.

“Por gjithashtu, si në rastin e djeshëm në Klinikën Universitare për Sëmundjeve Kirurgjikale “Shën Kliment Ohrit” Shkup, SHMM nënvizon faktorët që lidhen me personalitetin dhe sjelljen e pacientëve/klientëve, të afërmve të tyre dhe vizitorëve në institucionet shëndetësore. Tiparet e personalitetit dhe sjellja e paqëndrueshme/e pakujdesshme, në këtë rast të veçantë, të personit që shkaktoi këtë ngjarje fatkeqe janë kulturë dhe edukim i ulët, tendenca për të qenë agresiv, armiqësor, transferimi i problemeve nga shtëpia, por me shumë mundësi varësia nga droga dhe alkooli në këtë rast”, thuhet në deklaratën e SHMM-së.

SHMM propozon të rishikohet programi i Shëndetit dhe Sigurisë në Punë, si dhe një fazë të veçantë për të zhvilluar programe specifike për të luftuar dhunën në vendin e punës, me theks të veçantë në Ligj dhe në të drejtat e punonjësve të kujdesit shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat