Historianët e Maqedonisë dhe Bullgarisë sot do të bisedojnë për figurën e Goce Dellçevit

Maqedonia

Historianët e Maqedonisë dhe Bullgarisë sot do të bisedojnë për figurën e Goce Dellçevit

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Takimi i shtatë i komisionit të përzier i përbërë nga historianë nga Maqedonia dhe Bullgaria sot në Sofje do të bisedojnë për figurën dhe veprën e Goce Dellçevit.

Figura e Goce Dellçevit ishte kontesti në takimin e fundit në qershor, ndërsa i pari i Komisionit nga Maqedonia, Dragi Gjorgiev dhe kreu i komisionit nga Bullgaria, Angel Dimitrov theksuan se për disa çështje janë pajtuar, por për disa çështje rreth figurës së Dellçevit ka pasur kundërshtime.

Dje, në ditën e parë të mbledhjes, anëtarët e komisionit kanë punuar në propozimet për harmonizimin e rekomandimeve të librave për klasën e shtatë në Maqedoninë e Veriut dhe klasës së gjasthë në Bullgari.

“Ekzistojnë dallime serioze sa i përket qasjes dhe kuptimit të historisë mesjetare dhe terminologjisë dhe përdorimit të disa termeve në librat që kanë të bëjnë për periudhën mesjetare”, thonë nga komisioni.

Anëtarët e komisionit janë pajtuar se duhet diskutime dhe ndryshime në punën dhe qasjen me qëllim që takimet duhet të japin rezultate më të mira. Takimi në Sofje është vazhdim i takimit të mëhershëm në Shkup që u mbajt në qershor. Ky është takimi i katërt për këtë vit, ndërsa deri në fund të këtij viti pritet të mbahen edhe dy takime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat