Stafanova: Prokuroria do të vendosë kush do t’i udhëheqë lëndët e PSP-së

Maqedonia

Stafanova: Prokuroria do të vendosë kush do t’i udhëheqë lëndët e PSP-së

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 11:25
Lile Stefanova

Prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova sot tha se për momentin dorëzohen lëndët e PSP-së në Prokurorinë Publike.

Sa i përket nëse do të mbeten të njëjtët prokurorë që do t’i udhëheqin lëndët e PSP-së, Stefanova deklaroi se ende nuk dihet, përkatësisht Prokuroria Publike do të vendosë një gjë të tillë.

Gjatë ditës së djeshme, PSP njoftoi se është e gatshme t’i dorëzojë lëndët dhe dëshmitë në Prokurorinë Publike.

Në njoftim nuk u theksua nëse në Prokurori Publike do të dorëzohen edhe audio-incizimet, përkatësisht përgjimet ilegale.

Javën e kaluar, kryeprokurorja speciale Katica Janeva, e cila ndodhet në paraburgim për rastin ‘Haraçi’, kërkoi nga Prokuroria Publike t’i ndërmerr të gjitha lëndët, hetimit dhe procedurat parahetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat