Micevski: Shumica kuvendare dhe Zaev mbrojnë Janevën nga shkarkimi

Maqedonia

Micevski: Shumica kuvendare dhe Zaev mbrojnë Janevën nga shkarkimi

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 13:04
Nikolla Micevski

Kryetari i grupit kuvendar të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Nikolla Micevski thotë se “LSDM dhe Zoran Zaev vazhdojnë ta mbrojnë të dyshuarën Katica Janeva”.

Micevski tha se edhe pse dje grupi kuvendar i OBRM-PDUKM-së kërkoi seancë urgjente ku do të diskutohet shkarkimi i Katica Janeva, një seancë të tillë nuk ka.

“Në përputhje me raportin e Këshillit për Prokurorë Publikë dhe Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Katica Janeva deri tash është dashur të shkarkohet. Kuvendi është i obliguar të veprojë në bazë të raportit të Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe me propozim të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime dhe ta vërtetojë propozimin për shkarkimin në afat sa më të shkurtër”, thotë Micevski.

Micevski thotë se në vend se të shkarkohet Janeva, ajo ende jep urdhra nga paraburgimi.

“Shihet qëllimi i shumicës kuvendare dhe Zaevit për ta mbrojtur Katica Janevës nga shkarkimi. Për shkak se mbrojtje të Janevës po mbrojnë veten”, thotë Micevski duke shtuar se plani për shpëtimin e Katica Janevës nuk do të ketv sukses.

Micevski ju bëri apel deputetëve të shumicës kuvendare të ndalojnë me taktizim dhe blerje të kohës dhe menjëherë të shkarkohet Janeva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat