Kuvendi sot do të vendos për shkarkimin e Katica Janevës

Maqedonia

Kuvendi sot do të vendos për shkarkimin e Katica Janevës

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 10:39
Kuvendi i Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi caktoi seancë parlamentare në orën 13:00, ku e vetmja pikë është shkarkimi i prokurores speciale, Katica Janeva, e cila dyshohet për rasti “Haraçi”.

Më 5 shtator, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime me dyer të mbyllura unanimisht dhe pa debat miratoi propozim për t’i propozuar Kuvendit që ta shkarkojë Janevën. Vendimi u mor në bazë të një raporti të Këshillit të Prokurorëve Publikë për shkarkimin e Janevës për shkak të sjelljes joprofesionale, të paligjshme dhe të pamatur.

Në seancën plenare nuk do të diskutohet për raportin e Këshillit të Prokurorëve Publikë, por vetëm për propozim shkarkimin. Vendimi merret me shumicë prej dy të tretave dhe me të ashtuquajturat votimi i Badenterit, ndërsa në fund duhet ta konfirmojë edhe Këshilli i Prokurorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat