OBRM-PDUKM: Nevojitet prokurori e pavarur e cila nuk do të jetë e kompromentuar si PSP

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Nevojitet prokurori e pavarur e cila nuk do të jetë e kompromentuar si PSP

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 12:14
OBRM-PDUKM

LSDM dhe Zoran Zaev janë të përfshirë në mbrojtjen dhe promovimin e krimit dhe vazhdojnë të mbrojnë Katica Janeva. LSDM-ja po përpiqet me të gjitha forcat të vonojë tërë procedurën në mënyrë që të mos mund të zhvillohet një hetim i pavarur i cili do të arrijë deri te Zoran Zaevi, i cili është kreu i këtij oktapodi haraxhinjëve, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas partisë, mediar po lëshojnë çdo ditë informacione të reja në lidhje me përfshirjen e zyrtarëve të LSDM-së në rastin “Haraçi”. Kjo është arsyeja pse LSDM refuzon të shkarkojë Janevën sepse duke mbrojtur Janevën, ata po mbrojnë veten e tyre.

“Është më se e qartë se urdhrat erdhën nga Zoran Zaevi, pasi është e pamundur që Janeva, Boki 13 dhe Zoran Kiçec të marrin haraç për një vit të tërë, në mënyrë që qeveria të mos e dijë dhe të mos i japë erë në shpinë. Fakti që Janeva u mbajt në paraburgim vetëm për disa ditë dhe se prokurori publik veproi me urdhrin e saj nga paraburgimi tregon se qëllimet e LSDM-së dhe Zoran Zaevi janë që rasti “Haraçi” të mos marrë përfundim efektiv ligjor.

Nga atje shtojnë se një precedent i paparë dhe goditje në sistemin juridik në Republikën e Maqedonisë është prokurori publik që vepron me urdhër të një personi të arrestuar për krim të rëndë dhe shpërdorim të detyrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat