Kuvendi miraton shkarkimin e prokurores speciale Katica Janevës - Bota Sot
Kuvendi miraton shkarkimin e prokurores speciale Katica Janevës

Maqedonia

Kuvendi miraton shkarkimin e prokurores speciale Katica Janevës

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 15:18
Katica Janevës

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot miratoi propozimin e Këshillit të Prokurorëve për shkarkimin e prokurores speciale Katica Janeva, e cila gjendet në paraburgim për rastin “Haraçi”.

Kuvendi me 102 “për” dhe asnjë kundër dhe të përmbajtur miratoi propozimin e Këshillit të Prokurorëve për shkarkimin e Katica Janevës nga funksioni i prokurores speciale publike.

Gjatë deabtit në Kuvend deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski tha se PSP që nga fillimi ishte antikushtetuese.

“Çdo drejtësi e çmendur, eksperiment, rrëmbim përfundon kështu. Kurdoherë që shteti nuk i përmbahet Kushtetutës, sa herë që Kuvendi miraton ligje jokushtetuese, sa herë që organet e drejtësisë dhe shtetërore kur u tha se PSP është antikushtetuese nuk reaguan, gjërat përfundojnë kështu, me pasoja të mëdha”, tha koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski.

Ai citoi deklaratën e kryetarit të Këshillit të Prokurorëve, Kole Shterijov, duke thënë se Këshilli kishte konstatuar se prokurorja Katica Janeva kishte vepruar në mënyrë të pamatur dhe të paligjshme.

Vendimi duhet të konfirmohet edhe nga Këshilli i Prokurorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...