Është vendosur nën kontroll zjarri që shpërtheu në Kërçovë

Maqedonia

Është vendosur nën kontroll zjarri që shpërtheu në Kërçovë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 20:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zjarri i madh që shpërtheu në rrethinën e fshatit Kolibarë të Kërçovës është vendosur nën kontroll, ndërsa në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë edhe avioni i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Nga komuna e Kërçovës tha se njësia zjarrfikëse nga Kërçova edhe më tej mbetet në teren dhe së bashku me popullsinë lokale po e mbajnë situatën nën kontroll.

Problem në shuarjen është terreni i paarritshëm ku janë ende punonjësit e ndërmarrjes pyjore “Lopushnik”, të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Komuna e Kërçovës.

Nga komuna thanë se e rëndësishme është se janë mbrojtur shtëpitë dhe se avionët janë vendosur nën kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat