Milloshoski: Paga mesatare e prokurorëve të PSP-së ka tejkaluar 3.500 euro

Maqedonia

Milloshoski: Paga mesatare e prokurorëve të PSP-së ka tejkaluar 3.500 euro

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 10:17
Antonio Milloshoski

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, i cili është pjesë e grupit të punës për ligjin e ri të prokurorisë, njoftoi se paga mesatare mujore e punonjësve të PSP-së me arsim të lartë është 80.000 denarë, nëse, siç shpjegon ai, në pagën e tyre të rregullt llogariten edhe kryerja e veprimtarive të prokurorit publik dhe të ardhura në bazë të marrëveshjeve kontestuese për ruajtjen e veprimtarisë së fshehtë.

Të ardhurat mesatare mujore të ndihmësve të Katica Janevës në PSP janë 220-260.000 denarë, sipas tri bazave të njëjta”, ka shkruar Milloshoski në Facebook pasi Këshilli i Prokurorëve Publikë dje e shkarkoi Janevën.

Çështja e pagave të larta në prokurori u bë publike menjëherë pas themelimit të institucionit në 2015, kur nga PSP thanë se prokurorët specialë merrnin pagat prej rreth 3.500 euro dhe shtesa për shkak të ngarkesës së lartë në punë.

“Të gjitha pagat, shtesat e pagave llogariten në përputhje me dispozitat ligjore dhe nuk tejkalojnë ato që parashikon ligji”, tha atëherë prokurorja e PSP dhe zëdhënëse e institucionit Lançe Ristovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat