MPJ: Alpinisti që ndërroi jetë në Olimp është nga Shkupi

Maqedonia

MPJ: Alpinisti që ndërroi jetë në Olimp është nga Shkupi

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për “Tv24” konfirmuan se presoni M.G. nga Shkupi i lindur më vitin 1962 është alpinisti i cili ndërroi jetë në Olimp të Greqisë.

Nga atje, ata thonë, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë, alpinisti humbi ekuilibrin e tij 100 metra para shtëpizës së malit ‘Spilios Agapitos’ dhe ka rënë në humnerë. Është planifikuar kryerja e autopsisë së trupit për nesër në Selanik, me të cilën do të bëhet e ditur shkaqet e rrëzimit në humnerë. Ekipet e zjarrfikësve të Litohoro dhe policia morën pjesë në nxjerrjen e trupit.

Familja u informua nga një alpinist tjetër që ishte pjesë e ekipit të alpinistëve.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm me Konsullatën dhe opinioni do të njoftohet për të gjitha detajet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat