Vazhdojnë bisedimet për Ligjin e Prokurorisë Publike

Maqedonia

Vazhdojnë bisedimet për Ligjin e Prokurorisë Publike

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 16:06
Foto nga takimi

15 Shtator afati joformal i votimit për Ligjin e Prokurorisë Publike ka skaduar. Qeveria dhe opozita mbeten larg marrëveshjes.

Pas takimit të dështuar të liderëve, kryeministri Zaev parashtroi dy propozime të reja që janë dorëzuar zyrtarisht deri te partia opozitare OBRM-PDUKM.

Nga ekipi negociator i qeverisë thonë se ata janë në pritje të një përgjigje zyrtare edhe pse opozita tashmë ka thënë se nuk sheh një bazë të mirë për një marrëveshje.

Analisti politik, Petar Arsovski thotë se mundësitë për një marrëveshje të shpejtë janë të pakta sepse ende nuk ka ndonjë propozim në tryezë që është e pranueshme për të dyja palët.

Arsovski thotë se në prag të tetorit dhe vendimi për një datë negociatash, presioni ndaj qeverisë dhe opozitës për përparim në negociata po rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat