RDM kërkon të fillojë largimi i ndërtimeve paleje në Ohër

Maqedonia

RDM kërkon të fillojë largimi i ndërtimeve paleje në Ohër

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 17:22
Ilustrim

Nga partia në pushtet Ripërtëritja Demokratike kërkojnë nga pushteti lokal që të sanksionojë shkeljet ligjore dhe moratoriumin për ndërtimet të votuar në komunat e Ohrit dhe Strugës dhe konkretisht të fillojë me aksionin e paralajmëruar për largimin e ndërtimeve paleje.

“Qytetarët me padurim presin zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s dhe të sigurojnë ruajtjen e trashëgimisë sonë të vetme natyrore dhe kulturore në botë. Një mision nga ekspertë të UNESCO-s tashmë është njoftuar deri në fund të këtij muaji. Mosrespektimi i ligjeve nga individët hedh hije mbi të gjitha përpjekjet e mëparshme”, thuhet në deklaratën e RDM-së.

Nga partia dënojnë vazhdimin e aktiviteteve të ndërtimit në objektin ilegal ku punëtorët e ndërtimit u arrestuan gjatë ndërhyrjes së inspektorëve të ndërtimit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat