Grubi në SHBA - Bota Sot
Grubi në SHBA

Maqedonia

Grubi në SHBA

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 10:02
Artan Grubi

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi nga sot deri më 26 shtator do të qëndrojë për vizitë pune në SHBA.

Sipas njoftimit, në korniza të vizitës e cila është në organizim të Institutit Republikan (IRI), Departamentit të Shtetit dhe Institutit për Përfaqësim të Qeverisë (IPG) në SHBA, Grubi  do të marrë pjesë në Forumin për përmirësimin e transparencës dhe luftës kundër korrupsionit.

Gjithashtu, Grubi do të realizojë takime bilaterale me kongresmen dhe përfaqësues të Qeverisë së SHBA-ve, në të cilat do të bisedohet rreth mbështetjes amerikane ndaj proceseve tona euroatlantike, situatës politike, si dhe për reformat aktuale në sferën e jurisprudencës dhe luftës kundër korrupsionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...