Anulohet seanca e sotme, gjykimi për aksidentin në Llaskarcë vazhdon më 15 tetor

Maqedonia

Anulohet seanca e sotme, gjykimi për aksidentin në Llaskarcë vazhdon më 15 tetor

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Seanca e sotme gjyqësore për aksidentin në Llaskarcë, është anuluar.

Gjykatësja e lëndës Dijana Gruevska-Ilievska, duke e arsyetuar anulimin e gjykimit, tha se i akuzuari Ramiz Miftari duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

“Seanca e radhës është caktuar me 15 tetor, shpresoj deri atëherë të përmirësohet gjendja e të akuzuarit”, tha gjykatësja Gruevska-Ilievska.

Gjykimi për rastin e aksidentit të autobusit në Llaskarcë në Gjykatën Penale të Shkupi filloi të gjykohet javën e kaluar. Gjatë fjalëve hyrëse të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm.

Aksidenti i autobusot të kompanisë “Durmo Tours” ndodhi në shkurt të këtij viti, ku jetën e humbën 16 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat