Konstatohet ndërprerja e mandatit, prokurorët e PSP-së rikthehet në vendet e vjetra të punës - Bota Sot
Konstatohet ndërprerja e mandatit, prokurorët e PSP-së rikthehet në vendet e vjetra të punës

Maqedonia

Konstatohet ndërprerja e mandatit, prokurorët e PSP-së rikthehet në vendet e vjetra të punës

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 13:33
PSP

Këshilli i Prokurorëve Publik sot ka konstatuar ndërprerjen e mandatit të prokurorëve të PSP-së.

Kryetari i Këshillit, Aco Kolevski, pas seancës deklaroi se prokurorët e deritanishëm të PSP do të kthehen në vendet e vjetra të punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu Fatime Fetai, Lençe Ristovska, Gavrill Bubevski dhe Artan Ajro kthehen në Prokurorinë në Shkup, derisa Burim Rustemi në Prokurorinë e Kumanovës, Elizabeta Josifovska në atë të Gostivarit dhe Stevço Donev në Koçan.

Ekipin e Janevës i cili u formua në tetor të vitit 2015, e përbënin Lile Stefanova, Fatime Fetai, Lence Ristovska, Artan Ajro, Burim Rustemi, Gavril Bubevski, Ljubomir Lape, Stefço Donev, Trajçe Pelivanov dhe Elizabeta Josofovska.

Në fillim të vitit 2016, megjithëse fillimisht e zgjedhur, Janeva kërkoi që të largohen prokurorët Maria Gjorgeva dhe Lejla Kadriu.

Ndryshe, të shtunën me vendim unanim Kuvendi dhe Këshilli i Prokurorëve e shkarkuan nga detyre kryeprokuroren Katica Janeva, e cila ndodhet në paraburgim si e dyshuar në rastin “Haraçi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...