Shkup, policia arreston pesë persona

Maqedonia

Shkup, policia arreston pesë persona

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 11:48
Foto

Policia dje ka arrestuar pesë persona nga Shkupi për shkak se te ato u zbulua mariuhanë dhe materiale pluhur. Në sheshin “Goce Dellçev” janë arrestuar katër persona, dy të moshës 28 vjet, dy të moshës 41-vjeçare.

“Më 16.09.2019 në orën 11:30 policia e SPB Shkup, në sheshin “Goce Dellçev” ka arrestuar E.ZH. (41), S.R. (28), S.I. (41) dhe A.Q. (28) të gjithë nga Shkupi, për shkak se gjatë kontrollit të tyre është zbuluar materiale pluhur dhe mariuhanë. Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngriten parashtresat e duhura”, deklarojnë nga MPB.

Një orë më vonë policia nga SPB Shkup në rrethinën e Gazi Babës ka arrestuar J.A. (48) nga Shkupi, sepse në të janë zbuluar materiale pluhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat