Antikorrupsioni kërkon që Ivanov të heq dorë nga luksi - Bota Sot
Antikorrupsioni kërkon që Ivanov të heq dorë nga luksi

Maqedonia

Antikorrupsioni kërkon që Ivanov të heq dorë nga luksi

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 13:51
Gjorge Ivanov

Komisioni për Antikorrupsion kërkon nga Shërbimet për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta që të shfuqizojnë marrëveshjen ne ish-presidentin Gjorge Ivanov për blerjen e hapësirave të zyrës për të cilën, për një muaj për shpenzime komunale dhe qira paguajnë 4.500 euro.

Nga Antikorrupsioni sugjerojnë që ish-presidentit t’i jepet zyrë e cila është nën pronësi të shtetit dhe për të cilën nuk do të paguhet qira.

Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska tha se dokumentet të cilat ka pranuar, konfirmojnë se marrëveshja është bërë me procedurë jotransparente me persona të afërt të shfrytëzuesit dhe i mundësohet pronarit të ketë përfitime pronësore.

Pas mbarimit të mandatit, Iavanov mori një zyrë me qira në ndërtesën në “Xhevair” me sipërfaqe prej 274 metra katror. Përveç pagesë mujore të qirasë prej 1.950 euro, paguhen edhe shpenzimet për tre të punësuar, faturat komunale, veturë zyrtare dhe një shoferë, të gjitha shpenzimet paguhen nga buxheti i shtetit, ndërsa presidenti merr pension mujor.

Ivanovska gjithashtu shtoi se në krahasim me vendet tjera të rajonit tregon se në asnjë vend ish-presidentët nuk gëzojnë privilegje të përhershme.

“Ne kemi parë rezultatet që kanë pasur ish-presidentët tjerë dhe për këtë shpenzimet i shikojmë si jo produktive”, tha Ivanovska.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...