Maqedonasit kundër paraleles shqipe në Idrizovë

Maqedonia

Maqedonasit kundër paraleles shqipe në Idrizovë

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 17:35
Maqedonasit kundër paraleles shqipe në Idrizovë

Prindërit maqedonas të fshatit Jurumler po kundërshtojnë hapjen e paraleles shqipe në Shkollën Fillore “ Njegosh”. Rreth 15 prindër protestuan madje edhe i ndaluan fëmijët e tyre që mos të shkojnë në Shkollë. Asnjëra nga prindërit nuk pranuan të flasin para kamerës.

Banorët e fshatit thonë se ata që duan të mësojnë shqip, duhet të shkojnë në shkolla të tjera, sepse në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë hapjen e paraleles në gjuhën shqipe.

Dy javë më parë ministri i arsimit Ademi pas takimit me kreun e Gazi Babës dhe drejtorin e Shkollës, premtoi se procedura për hapjen e paraleles shqipe do të fillonte menjëherë. Mirëpo, drejtori i shkollës, Nikolla Nastevski, vazhdon të mos dorëzojë në komunë kërkesën. Ministri Ademi, nuk shpjegon se çfarë do të ndërmarrë ministria nëse drejtori vazhdon me këtë sjellje.

“Në bazë të informacioneve me të cilat unë disponoj, ai është në presion të individëve të cilët ndoshta kanë agjendë për të kthyer tensionet e viteve më përpara që e shoqëronin dhe karakterizonin arsimin Arsimi duhet të na përafrojë, të na bashkojë dhe jo të na ndajë”, u shpreh, ministri i Arsimit, Arbër Ademi

Drejtori i shkollës “ Njegosh”, ashtu si edhe herën e kaluar u mbyll për disa orë në objektin e zbrazët, duke refuzuar takim me gazetarët. Sigurimi i shkollës tha se për t’u takuar me të na duhet leje e posaçme, madje ftoi edhe policinë për t’i larguar ekipet e gazetarëve nga shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat