Katica Janeva ka paraqitur vetëm një ndryshim në listën e pasurisë, konfirmojnë nga Komisioni për Antikorrupsion.
Ndryshimi ka të bëjë me blerjen e një veture të përdorur.
Janeva pas mbarimit të mandatit është e obliguar që në afat prej 30 ditësh, deri tek Komisioni për Antikorrupsion të paraqesë ndryshim të pasurisë së saj.
Rastin me Janevën e udhëheq Prokuroria Publike, me çka Antikorrupsioni nuk do të përfshihet në këtë rast që të mos tejkalohen kompetencat.