Anti-korrupsioni kërkon të anulohen privilegjet edhe për ish-kryetarin Branko Crvenkovski

Maqedonia

Anti-korrupsioni kërkon të anulohen privilegjet edhe për ish-kryetarin Branko Crvenkovski

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 23:19
Branko Cërvenkovski

Siç njoftojnë nga Komisioni Anti-Korrupsion kërkesa për prishjen e marrëveshjeve për qira ka të bëjë me dy ish-kryetarët e vendit.

“Duam t’ju njoftojmë se në mbledhje e 22-të të Komisionit Anti-Korrupsion u vendos në lëndën e hapur me vet-iniciativë në lidhje me të drejtat dhe privilegjet që i gëzojnë ish-kryetarët e shtetit. Duam ta njoftojmë opinionin dhe potencojmë se vendimet e sotme në lidhje me këtë lëndë kanë tv bëjnë me të gjit.ëh ish-kryetarët dhe kërkesa e prishjes së marrëveshjes për qira ka të bëjë për të dy kryetarët e mëhershëm”, thuhet në njoftimin e Komisionit Anti-korrupsion.

Edhe ish-kryetari Gjorge Ivanov dhe Branko Cërvenkovski shfrytëzojnë privilegje shtetërore. Përveç qirasë, Ivanov dhe Cërevnkovski marrin paga edhe për tre të punësuar, automjet zyrtar dhe vozitës.

Komisioni Anti-korrupsion u shpreh se do të kërkojë nga Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të prishë marrëveshjen për qiranë me ish-kryetarin Gjorge Ianov, i cili fitoi privilegjet pas mandatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat