LSDM: Kemi përmirësuar kushtet për personelin mjekësorë

Maqedonia

LSDM: Kemi përmirësuar kushtet për personelin mjekësorë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Nga partia në pushtet LSDM thonë se Qeveria vazhdimisht po investon në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe në përmirësimin e kushteve të punës të personelit mjekësor.

“Ne i drejtojmë masat dhe politikat drejt sigurimit të kushteve të përshtatshme të punës dhe tërheqjes së mjekëve të rinj. Menjëherë pas përfundimit të arsimit, ata kanë mundësinë të punojnë në ambiente shëndetësore”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga atje thonë se tashmë janë bërë dy thirrje publike për gjashtë muaj punë të paguar për mjekë dhe infermierë. Të gjithë 290 kandidatët e interesuar dhe të regjistruar do të fillojnë punën gjatë periudhës tjetër.

“Për herë të parë, qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja siguroi fonde për trajnuesit privatë dhe 931 specializime u miratuan për një periudhë katër vjeçare. Pagat në kujdesin shëndetësor vazhdimisht rriten”, thonë nga partia në pushtet.

Kuzjtojmë se nën moton “Stop dhunës mbi punonjësit shëndetësorë” sot paradite në qarkun e Qendrës Klinike do të mbahet protestë, në organizim të Asociacionit të Specializantëve dhe Mjekësve të Rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat