Fetai: Lufta për drejtësi vazhdon

Maqedonia

Fetai: Lufta për drejtësi vazhdon

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

“Lufta për drejtësi vazhdon”, tha prokurorja Fatime Fetai duke u përgjigjur shkurtë para Gjykatën Penale, ku zhvillohet seanca për rastin “Monstra”, e udhëhequr nga PSP.

Prokurori i Shtetit, Ljubomir Jovevski të hënën autorizoi prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski që të vazhdojnë të përfaqësojnë rastin “Monstra”.

Gjykatësi Ognen Stavrev shtyu seancën e fundit për shkak të situatës me Prokurorinë Speciale, e cila tha se shpresonte se do të ishte e qartë brenda disa ditësh dhe se bisedat nga “bombat” do të dëgjoheshin në seancën e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat