Kryetari i Komitetit Evropian për rajonin sot viziton Maqedoninë

Maqedonia

Kryetari i Komitetit Evropian për rajonin sot viziton Maqedoninë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 11:24
Karl-Heinz Lambertz

Kryetari i Komitetit Evropian për rajonin, Karl-Heinz Lambertz, i cili që dje po zhvillon një vizitë pune dy-ditore në Republikën e Maqedonisë.

Ai pritet të takohet sot me zv. kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmanin, ndërsa do të pritet edhe nga Presidenti Stevo Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Lambertz do të takohet gjithashtu me Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, si dhe me kryetarin e Shoqatës së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) dhe kryetarin e Bashkësisë së Shkupit, Petre Shilegov dhe kryetarin e delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Komitetin e Përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat