Arrestohen pesë persona në Shkup për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike

Maqedonia

Arrestohen pesë persona në Shkup për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Policia arrestoi pesë persona në Shkup gjatë ditës së djeshme dhe vonë këtë mëngjes për shkak se të përdorimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.

“Më 17 shtator 2009, në orën 22:55 orë, policia mha SPB Shkup në rrugën “Jordan Mijalkov” ka arrestuar D.R. (25) nga Shkupi, sepse gjatë një kontrolli te ai u zbulua marihuanë. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të paraqitet një parashtresë e përshtatshme”.

“Më 17 Shtator 2009, rreth orës 21:30, policia nga SPB Shkup në rrugën “Pero Nakov” ka arrestuar N.T. (21) nga Shkupi , sepse gjatë kontrollit iu gjet marihuanë. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të paraqitet një parashtresë e përshtatshme”.

“Më 18 Shtator 2009, në ora 4:20, policia nga SPB Shkup në sheshin “Brigada e Tretë Maqedonase” ka arrestuar A.N. (33) dhe M.A. (21), të dy nga Shkupi, për shkak se tek ato u zbulua mariuhanë. Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të paraqitet një parashtresë e përshtatshme”.

“Më 18.09.2019 në orën 03:30 policia nga SPB Shkup në rrethinën e Gazi Babës ka arrestuar J.V. (19) nga Shkupi, për shkak se tek ai është zbuluar mariuhanë. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të paraqitet parashtresë e duhur”, informojnë nga Ministria e Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat