Janeva ngelet në paraburgim - Bota Sot
Janeva ngelet në paraburgim

Maqedonia

Janeva ngelet në paraburgim

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 15:26
Katica Janjeva

Këshilli Penal pranoi propozimin e prokurores Vilma Ruskovska për zgjatjen e paraburgimit ish-shefes së PSP-së, Katica Janeva.

“Këshilli Penal në kuadër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar me mbi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për zgjatjen e paraburgimit të përcaktuar nga gjyqtari i procedurës paraprake më datë 21.08.2019 për K.J,, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të propozimi miratoi vendim për aprovimin e propozimit dhe zgjatjen e paraburgimit prej 30 ditëve të tjera për shkak të ekzistencës së bazave të parashikuara në nenin 165, paragrafët 1”, thuhet në deklaratë.

Në lidhje me propozimin e palës mbrojtëse të K.J. për shfuqizimin e masës së paraburgimit dhe për garancionet e dhëna, është dërguar për vlerësim deri tek prokurori kompetent.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...