Joveski ia dorëzon rastin “Talir 2” prokurores Lençe Ristoskës

Maqedonia

Joveski ia dorëzon rastin “Talir 2” prokurores Lençe Ristoskës

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 16:19
Lençe Ristoska

Kryeprokurori Ljubomir Joveski sot ia dorëzoi rastin “Talir 2” prokurores Lençe Ristoska informon “A1on”.

Kjo pason pasi dje Joveski ia dorëzoi rastin “Monstra” prokurorëve Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski. Deri në fund të javës pritet që të dorëzohen edhe lëndët tjera deri tek prokurorët e PSP-së të cilët procedojnë para gjyqtarëve.

Gjyqatarja Daniela Aleksovska-Stojanovska e anuloi seancën e parë për rastin “Talir 2” për shkak se nuk erdhi avokati i Nikolla Gruevskit dhe Kiril Bozhinovski, ndërsa nuk kishte as prokuror nga PSP.

Për rastin “Talir 2” akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kiril Bozhinovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat