LDM përgatit propozim ligj për ndryshime në Kodin Zgjedhor

Maqedonia

LDM përgatit propozim ligj për ndryshime në Kodin Zgjedhor

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 18:18
LDM

Lidhja Demokratik e Maqedonisë ka hartuar propozim ligj për ndryshime në Kodin Zgjedhor duke propozuar që Maqedonia e Veriut të jetë një njësi elektorale.

“Një model zgjedhor proporcional duke e bërë Maqedoninë e Veriut një njësi elektorale, përbërja e Kuvendit do të jetë një pasqyrim i vërtetë i vullnetit të qytetarëve, do të rrisë përgjegjshmërinë e ekzekutivit dhe në fund të fundit çmontimin e “sistemit njëpartiak” ku drejtuesi i partisë në pushtet dhe në të njëjtën kohë kryeministri vendos gjithçka”, thonë nga kjo parti.

Nga atje theksojnë se përndryshe, mbrojtja e kthimit të modelit të shumicës nënkupton kthimin e dhunës në rrugë.

Sonte pritet që Lidhja Demokratike e Maqedonisë të përcaktojë tekstin e ligjit, ndërsa nesër atë do ta paraqesë atë në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat