Bujar Osmani për vizitë pune në Berlin dhe Varshavë - Bota Sot
Bujar Osmani për vizitë pune në Berlin dhe Varshavë

Maqedonia

Bujar Osmani për vizitë pune në Berlin dhe Varshavë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 21:39
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të turnes së tij në metropolet evropiane do të qëndrojë në vizitë pune në Federatën e Republikës së Gjermanisë në takim me Ministrinë shtetëror gjerman për Evropë dhe përfaqësues të Federatës së Republikës së Gjermanisë në BE, Majkl Rot.

Siç njoftojnë nga SÇE, tema qendrore në takim do të jenë integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut,në drejtim të përkrahjes nga ana e Qeverisë të Federatës Gjermane për vendimin për fillimin e negociatave në tetor, të cilën Bundestagu do të shqyrtojë në seancë më 26 Shtator.

Nga Berlini, Osmani direkt udhëton për Varshavë, ku do të realizoj takime me Sekretarin Shtetëror për Çështje Evropiane pranë Ministrisë për Punë të Jashtme të Polonisë, Konrad Shmianski, por do të takohet edhe me Ministrin për Punë të Jashtme në Republikën e Polonisë,Jacek Çaputoviç.

Tema qëndrore edhe ne takimet në Poloni do të jenë perspektivat Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe mbështetjen në prag të vendimit për fillimin e negociatave në Samitin e BE-së në tetor.

Vizitat ne Berlin dhe Varshvë paraqesin pjesë të turnes Evropiane të Zëvendëskryeministrit Osmani, për vizitë në metropolet Evropiane, ku në prag të mbledhjeve të tetorit të Këshillit të BE-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...