Maqedoni, sot fillon diskutimi për rebalancin e buxhetit

Maqedonia

Maqedoni, sot fillon diskutimi për rebalancin e buxhetit

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 09:05
Kuvendi i Maqedonisë

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut prej sot do të fillojë debati për rebalancin e buxhetit për vitin 2019.

Propozimi për ndryshime dhe plotësime të buxhetit është pikë në rendin e ditës në Komisionin për Financim dhe Buxhet.

Sipas propozimit, të ardhurat totale me ribalancimin e buxhetit janë planifikuar në nivelin 210.5 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet totale janë përcaktuar në 228.3 miliardë denarë.

Në këtë kornizë të planifikimit të shpenzimeve dhe të ardhurave, deficiti mbetet i pandryshuar në krahasim me atë të planifikuar me buxhetin themelor, përkatësisht pozicionohet me 17.7 miliardë denarë ose 2.5 përqind të BPV-së.

Me rebalancin e buxhetut pritet të ndahen 400 milion denarë për subvencionimin e rritjes së pagës në sektorin privat, 200 milion denarë për masa aktive të punësimit, fonde shtesë për të mbështetur bujqësinë, 193 milion denarë për prokurimin e ilaçeve për sëmundje të rralla dhe insulinë, 193 milion denarë për mbrojtjen e sistemit të kolektorëve të Liqenit të Ohrit, për pagimin e rimbursimit të TVSH-së, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat