Ndërron jetë një traktorist në rrugën Strugë-Dibër

Maqedonia

Ndërron jetë një traktorist në rrugën Strugë-Dibër

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 11:16
Ilustrim

Një traktorist 48-vjeçar nga fshati Veleshtë i Strugës, ka humbur jetën në një aksident në rrugën rajonale Strugë-Dibër.

Aksidenti ka ndodhur kur makina e tipit “Volkswagen Golf” e drejtuar nga N.Q (56) nga Ohri, ka goditur traktorin e drejtuar nga M.F (48) nga Veleshta.

“Në aksident M.F ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është transferuar në Qendrën Mjekësore në Strugë, ndërsa më pas është transferuar në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup, ku edhe ka ndërruar jetë”, thonë nga MPB.

Pas urdhrit të Prokurorit Publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat