Pijet e falsifikuara alkoolike në tregun e BE-së më shumë vijnë nga Maqedonia e Veriut

Maqedonia

Pijet e falsifikuara alkoolike në tregun e BE-së më shumë vijnë nga Maqedonia e Veriut

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 15:47
Ilustrim

Shërbimet doganore në Bashkimin Evropian kanë parandaluar hyrjen e prodhimeve të falsifikuara dhe të rrezikshme në tregun evropian në vlerë prej 740 milionë euro gjatë vitit 2008, bëri të ditur sot Komisioni Evropian.

Prej tyre pijet e falsifikuara alkoolike në një pjesë më të madhe vijnë nga Maqedonia e Veriut, derisa Turqia është burimi kryesor i prodhimeve kozmetike dhe parfumeve, si dhe të llojit tjetër të pijeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Bosnja e Hercegovina më shumë mbërrijnë paketime të rrejshme, nga India pajisje informative false, ndërsa nga Kamboxha cigare të falsifikuara.

Prodhimet kineze të cilat mbërrijnë në tregun evropian edhe më tej më së shumti i shkelin rregullat evropiane në pronësisë intelektuale, thonë nga Komisioni Evropian.

Është rritur numri i celularëve të falsifikuar, tonerëve, dhe prodhimeve të tjera nga Hong-Kongu.

Më shpesh artikujt e mbajtura në kufijtë evropianë kanë qenë prodhimet për kujdes shtëpiak si ilaçe, lodra dhe pajisje elektrike në vlerë prej 37 për qind, pastaj cigaret me 15 për qind.

Gjithsej rreth 27 milionë artikuj e kanë shkelur të drejtën e pronësisë intelektuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat