Maqedoni, sektori i IT-së kërkon ndryshime ligjore - Bota Sot
Maqedoni, sektori i IT-së kërkon ndryshime ligjore

Maqedonia

Maqedoni, sektori i IT-së kërkon ndryshime ligjore

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Industria e IT-së kërkon nga autoritetet ndryshime në disa ligje që sektori të funksionojë më mirë .Ata konsiderojnë se Ligji për Marrëdhënie Pune është shumë i rreptë dhe duhet të liberalizohet. Ata thonë se stafi i IT-së nga vendi nuk po largohet për shkak të pagave, me pagat është në rregull, por u mungojnë privilegjet e tjera që të punësuarit në këtë fushë i gëzojnë kudo. Disa prej tyre janë lehtësimet tatimore, fleksibilitet në punë, edukimi, përfitimet sociale e tj.

“Duhet ta mbajmë ritmin e zhvillimit me vendet e tjera të botës. E thënë thjesht, ekonomia nuk respekton kufij. Siç e dini, çdo i ri i diplomuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike ka mundësi për t’u larguar nga vendi. Qëllimi ynë është t’i mbajmë këtu”, pohoi Aleksandra Çavdarevska Layova, MASIT.

Edhe vendet e rajonit gjithashtu përballen me probleme të ngjashme. Paga e një programuesi në Kroaci është nga 1 .500 deri në 2,000 euro, në varësi të kompanisë, por në këtë sektor duhet të investohet vazhdimisht.

“Ne investojmë shumë në edukimin e punonjësve. Ne e shohim atë si një investim ose në fund të fundit si një lehtësim tatimor. Në këtë mënyrë e shohim si t’i mbajmë të rinjtë dhe punonjësit në industrinë e IT-së në Kroaci”, tha Dejan Gostimir, ekspert i menaxhmentit nga Kroacia.

Fundjavën e kaluar, Qeveria njoftoi se të rinjtë e papunë deri në moshën 34 vjeçare do të jenë në gjendje të aplikojnë për trajnime të aftësive të IT-së dhe më pas të aplikojnë për punësim në këtë sektor. Për këtë qëllim nga arka shtetërore do të ndahen 35 milion denarë, të cilat, sipas autoriteteve, janë të mjaftueshëm për rikualifikimin e më shumë se 1.200 personave. Por industria e IT-së paralajmëron se kurset e tilla do të mund të ofrojnë vetëm staf mbështetës, jo pozicione të avancuara, dhe ky është profili që mungon më shumë. Sektori i IT-së në Maqedoni ka mbi dy mijë kompani në të cilat janë të punësuar pothuajse 15 mijë persona. I gjithë biznesi vlerësohet rreth një miliardë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...