“Shefi i prokurorëve të zgjidhet nga Këshilli i prokurorëve” - Bota Sot
“Shefi i prokurorëve të zgjidhet nga Këshilli i prokurorëve”

Maqedonia

“Shefi i prokurorëve të zgjidhet nga Këshilli i prokurorëve”

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 22:15
Këshilli i prokurorëve

Zgjedhja e kryetarit të çfarëdo prokurorie publike me propozim të partive politike, përfshirë edhe opozitën, është zgjidhje që hap derën e politizimit në sistemin e prokurorisë publike, vlerësonjnë anëtarët e Këshillit për zbatimin e strategjisë së reformës gjyqësore të mbajtur sot në seancën e 13-të.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska informoi për rrjedhën e bisedimeve, vendimet për statusin e prokurorëve përgjegjës për ndjekjen e korrupsionit të lartë, çështje që lidhen me Prokurorinë Speciale Publike, kriteret për zgjedhjen e prokurorëve dhe çështjet e tjera të ngritura gjatë bisedimeve.

“Një procedurë në të cilën partitë politike, ose opozita do të emëronin një prokuror publik, mund të dekurajojë prokurorët e cilësisë nga paraqitja në konkursin për kryeprokuror. Prandaj, Këshilli rekomandon që të mos bëhen përjashtime për asnjë prokurorë publikë dhe të përmbahen parimi kushtetues që Këshilli i Prokurorëve Publikë të zgjedh drejtuesit e prokurorëve të prokurorisë publike”, thuhet në deklaratën e Këshillit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...