Carovska: Kompanitë të punojnë për dinjitetin e punonjësve të tyre

Maqedonia

Carovska: Kompanitë të punojnë për dinjitetin e punonjësve të tyre

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 22:32
Mila Carovska

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, mbajti fjalim në konferencën të mbajtur në kuadër të projektit “Promovimi i biznesit dhe parimet e të drejtave të njeriut”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Shoqata Konekt dhe Konfederata e Biznesit.

“Unë me të vërtetë jam i kënaqur që ju po ngritni këtë çështje dhe po mendoni për një dialog mbi respektimin e të drejtave të njeriut në bërjen e biznesit. Si Ligji i Punës ashtu edhe Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Ligji për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat rregullojnë respektimin e të drejtave të njeriut, por këtë e lejon shteti. Kodi i Etikës u lihet kompanive që duhet të sigurojnë kushtet e nevojshme të punës dhe të punojnë për dinjitetin e punonjësve dhe besnikërinë e tyre”, tha Carovska.

Qëllimi i konferencës është të mbështesë të drejtat ekonomike dhe sociale në sektorin privat duke promovuar biznesin dhe të drejtat e njeriut.

Ngjarja është e organizuar në bashkëpunim me rrjetin Global Compact të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat