Mbrojtja e Janevës do t’i kontestojnë incizimet e aferës ‘Haraçi’

Maqedonia

Mbrojtja e Janevës do t’i kontestojnë incizimet e aferës ‘Haraçi’

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 12:20
Katica Janeva

Avokatja e Katica Janevës, Irena Danailova-Frçkoska, në intervistë për ‘360 shkallë’ foli për dëshmitë të cilat janë prezantuar kundër Janevës nga Prokuroria. Ajo tha se janë prezantuar dëshmi të përzgjedhura.

“Pas asaj që pash, nga dëshmitë materiale nuk doli asnjë përfshirje apo indicie për dyshim të bazuar se Janeva e ka kryer veprën për të cilën ngarkohet”, tha Danailova-Frçkoska,

E pyetur për incizimet ku dëgjohet se si Janeva në mënyrë të drejtpërdrejtë komunikon me person të dyshuar në lëndën që PSP udhëheq me hetimit, ajo tha Janeva ka biseduar për bashkëpunim eventual si dëshmitar në procedurë tjetër.

Avokatja e Janevës thotë se duhet të shihet nëse incizimet do të mund të përdoren si dëshmi në procedurë penale.

“Incizimet e përgjimeve ilegale u hoqën nga Ligji për PSP, ndërsa këto dëshmi trajtohen si dëshmi të marra në mënyrë ilegale dhe si të tilla duhet të jenë të ndara në procedurë”, tha avokatja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat