Moti gjatë ditëve në vijim në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti gjatë ditëve në vijim në Maqedoninë e Veriut

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 13:57
Ilustrim

Gjatë ditës së nesërme moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa nga pasditja e ditës së hënë dhe të martën pritet të ketë reshje të shiut.

Temperaturat e mëngjesit gjatë ditës së nesërme do të jenë të ulëta, ndërsa në Berovë temperatura pritet të zbresë deri -1 gradë celsius, kurse temperatura maksimale do të arrijë 27 gradë celsius.

Edhe gjatë ditëve të ardhshme temperaturat e mëngjesit do të jenë të acarta me temperatura minimale prej 2 deri 15 gradë celsius, ndërsa temperaturat gjatë ditës do të jenë nga 20 deri 29 gradë celsius.

Kushte për reshje të shiut ka edhe gjatë ditës së enjte, ndërsa të premten moti pritet të stabilizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat