Boki 13 merret në pyetje të hënën ndërsa Janeva të martën përgjigjet për aferën ‘Haraçi’

Maqedonia

Boki 13 merret në pyetje të hënën ndërsa Janeva të martën përgjigjet për aferën ‘Haraçi’

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Të hënën më 23 shtator, dëshmi për rastin e shumë përfolur në opinion “Haraçi”, të hënën do të jep i dyshuari i parë i rastit, Boki 13.

Vetëm një ditë më vonë, në pyetje pritet të merret edhe Katica Janeva, e cila tashmë do të dëshmoj për herë të dytë.

Janeva herën e parë ishte e thirrur në cilësinë e dëshmitares, ndërsa të martën më 24 shtator do të merret në pyetje si e dyshuar e tretë në rastin “Haraçi”.

Sipas ekspertëve, në Maqedoni deri tani përveç rastit me ‘bombat’ ka edhe raste tjera ku përgjimet ilegale janë përdorur si dëshmi.

Kjo çështje u hap pas deklaratës së djeshme të avokates Katica Janeva e cila tha se nuk mund të përdoret ‘bombat’ si dëshmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat