Dëmtohen tabelat dygjuhësore në Prileip, Negotinë dhe Kavadar

Maqedonia

Dëmtohen tabelat dygjuhësore në Prileip, Negotinë dhe Kavadar

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 12:53
Tabelat dygjuhësore

Krahas Negotinës, tabelat dygjuhësore janë vendosur edhe në Fondin për Sigurim Penesional dhe Invalidor në Kavadar dhe Prilep, por të njëjtat janë dëmtuar për pak orë.

Në Kavadar tabela e vendosur ka qenë vetëm dy orë ndërsa në Negotinë për 24 orë tabela nuk gjendet. Për Prilepin deri tani nuk ka informacione nëse janë dëmtuar tabelat dygjuhësore.

Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua më 15 janar të këtij viti kurse institucionet kishin afat për gjashtë muaj të zbatojnë dygjuhësinë në institucione.

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM fuqishëm kundërshtonte miratimin e këtij ligji me arsyen se në këtë mënyrë po diskriminohen pakicat tjera në vend. Partitë shqiptare për miratimin e këtij ligji ishin të unifikuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat