OBRM-PDUKM kërkon nga Filipçe dhe Donçev të japin dorëheqje

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon nga Filipçe dhe Donçev të japin dorëheqje

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Nëpërmjet një konference për shtypi, Naum Stoilkovski nga OBRM-PDUKM tha “pas aferës ‘Haraçit 2’, Venko Filipçe askund nuk gjenet”.

Ai kërkoi nga Den Donçev dhe Venko Filipçe të japin dorëheqje për shkak se nga pozita e tyre mund të ndikojnë në punën e organeve hetuese dhe mund të ndikojnë tek dëshmitarët.

Nga OBRM-PDUKM kërkojnë hetimi të japë përgjigje, se si Donçev ka komunikuar me Zoran Milevski i cili dyshohet për aferën ‘Haraçi’ dhe nëse përmes atij është kryer trysni ndaj një kompanie private të suksesshme.

Stoilkovski vlerësoi se në Maqedoni në ekonomi po ndodhin zhvatje për secilën ditë nga pushteti. Stoilkovski kërkoi zgjedhje të parakohshme kuvendare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat