Përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime’ janë kthyer mbi dy milionë euro

Maqedonia

Përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime’ janë kthyer mbi dy milionë euro

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Siç njoftoj drejtorja e Drejtorisë së të Hyrave Publike, Sanja Lukarevska, qytetarët përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime’ deri 19 shtator kanë kthyer 2.666.000 euro.

Kjo do të thotë se për më pak se tre muaj prej kur nisi të përdoret, secili qytetar i Maqedonisë ka marrë diçka më shumë se një euro.

Lukaervska sot në konferencë për shtyp vlerësoi se masa ‘TVSH-ja ime’ i jep rezultatet dhe se kjo masë ndikon në ekonominë dhe kthen para tek qytetarët.

Sipas Lukareskës, deri 19 shtator janë skanuar 19.905.878 llogari fiskale.

Në muajt e para pas vendosjes së aplikacionit ‘TVSH-ja ime’, sipas Lukarevskës, në korrik dhe gusht për 10 përqind është rritur pagesa e TVSH-së në krahasim me vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat