LSDM: A ka financuar Kamçev fushatën e OBRM-PDUKM-së?

Maqedonia

LSDM: A ka financuar Kamçev fushatën e OBRM-PDUKM-së?

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Nëpërmjet një konference për shtyp, Gordan Shumarev nga LSDM tha se “Mickoski me ditë të tëra hesht dhe nuk përgjigjet në pyetjen nëse i akuzuari në lëndët e PSP-së, Orce Kamçev e ka financuar fushatën e OBRM-PDUKM-së”.

Ai para selisë së partisë opozitare tha se sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev i cili ishte edhe shef shtabi nuk jep përgjigje në këtë pyetje.

“Çfarë fshehin Mickoski, Janushev dhe OBRM-PDUKM? A është ndërlidhja e tyre me Kamçevin a është roli i tyre në aferën ‘Haraçi'”, pyeti Shumarev.

Ai vazhdoi me pyetje nëse janë regjistruar të gjitha donacionet në raportin financiar të zgjedhjeve presidenciale duke përmendur se opinioni pret përgjigje nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat