Murtajë e peshqve në Vardar, inspektorët në terren - Bota Sot
Murtajë e peshqve në Vardar, inspektorët në terren

Maqedonia

Murtajë e peshqve në Vardar, inspektorët në terren

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 17:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot në mëngjes është vërejtur murtajë e peshqve në Vardar në Aerodrom të Shkupit për në Trubarevë.

Banorët e Aerodromit sot në mëngjes në Qendrën për Menaxhimin me Kriza kanë denoncuar se kanë vërejtur murtajë të peshqve në lum.

Pas denoncimit ekipet e Inspektoratit të Bashkisë së Shkupit dhe NP ‘Ujë dhe kanalizim’ kanë dalë në terren, ku ka informacionet e para dyshohet se lumi është ndotur nga kapacitetet industriale nga ish-fabrika “Hekurishte”.

“Inspektorët e Mjedisit Jetësor bashkërisht me ekipet e NP ‘Ujë dhe kanalizim’ kanë marrë disa mostra në disa vende të lumit ku është vërejtur murtaja e peshqve. Indiciet e para të inspektorëve të Bashkisë së Shkupit janë se ndotja e lumit janë nga ‘ish-hekurishtja’. Në koordinim me inspektorët shtetëror do të ketë kontrolle të jashtëzakonshme, ndërsa subjektet përgjegjëse për këtë ndotje do të dënohen”, tha Miroslav Bogdanovski, udhëheqës i Inspektoratit të Bashkisë së Shkupit.

Ata shtojnë se në bazë të analizave të mostrave të ujit do të dihet se çfarë likuidi është lëshuar në Vardar dhe kush është ndotësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...