Maqedoni, barnatoret jashtë fondit, rrezikojnë mbylljen - Bota Sot
Maqedoni, barnatoret jashtë fondit, rrezikojnë mbylljen

Maqedonia

Maqedoni, barnatoret jashtë fondit, rrezikojnë mbylljen

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 19:05
Ilustrim

Barnatoret e vendit të cilat janë jashtë rrjetit të Fondit Shëndetësor, kërkojnë që ministria e Shëndetësisë të hap sa më shpejtë regjistrime të reja për kyçje të marrëveshjeve me Fondin.

Sipas tyre, vendimi i fundit i Fondit me të cilin nga 1 tetori hiqen kuotat shtetërore do t’i dëmtojë ata së tepërmi financiarisht. Disa prej tyre madje druajnë se mund t’ua vendosin drynin bizneseve të tyre dhe shumë familje të mbeten pa të ardhura.

“Mbijetesa e këtyre barnatoreve do të jetë katastrofale me vendimin e fundit. Normalisht që mund të rrezikohet mbyllja. Edhe pa këtë vendim këta barnatore kanë qenë të rrezikuara, sepse vetëm dy viteve të fundit sa i përket qytetit të Tetovës janë mbyll rreth 7 barnatore mos diskutojmë tash që barnatoret e Fondit do ta kenë të pa kufizuar qarkullimin. Vështirësitë financiare janë se çdo furnizim bëhet me afat të caktuar, në qoftë se bie volumi i punës, nuk do të jenë në gjendje t’i bëjnë pagesat në kohë, kemi dhe qiratë e lokaleve, kemi të punësuar, secila barnatore nuk ka më pak se tre të punësuar. 700-800 familje do të kenë vështirësi t’i mbulojnë”, deklaroi Ilir Kamberi, farmacist.

Të kontaktuar nga Alsat nga Fondi Shëndetësor thonë se nuk janë kompetentë për hapjen e regjistrimeve të reja.

Në të gjithë territorin e vendit ekzistojnë rreth 290 farmaci të cilat nuk kanë marrëveshje me Fondin Shëndetësor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...