Lëndët “Titanik”, “Trajektorja” dhe “Magyar Telekom” ngelin në duart e prokurores Stefanova - Bota Sot
Lëndët “Titanik”, “Trajektorja” dhe “Magyar Telekom” ngelin në duart e prokurores Stefanova

Maqedonia

Lëndët “Titanik”, “Trajektorja” dhe “Magyar Telekom” ngelin në duart e prokurores Stefanova

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 09:39
Lile Stefanova

Prokurorja Lile Stefanova edhe më tej do të procedojë për rastet e PSP-së, të cilat janë në procedurë gjyqësore. Ajo nga prokurori i shtetit, Ljubomir Joveski është autorizuar për lëndët “Titanik”, “Trajektorja” dhe “Magyar Telekom”.

Në lëndën “Titanik” akuzohet ish-lideri i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski për parregullësi zgjedhore. Përveç Gruevskit akuzohen edhe Kiril Bozjinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Në rastin “Trajektorja” akuzohen Nikolla Gruevski, Vlladimir Peshevski, Mile Janakieski, Ljupço Georgievski. Ata akuzohen për rregullim të tenderit për ndërtimin e rrugëve Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...