Zaev në Asamblenë e OKB-së, të shtunën takim me Mitsotakis

Maqedonia

Zaev në Asamblenë e OKB-së, të shtunën takim me Mitsotakis

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 10:04
Pamje nga takimi

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev do të qëndrojë në New York prej sot deri ditën e shtunë, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e 74-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sipas burimeve greke, nesër do të mbahet takimi Zaev-Mitsotakis.

Ky do të jetë takimi i parë i dy kryeministrave që kur Kyriakos Mitsotakis fitoi zgjedhjet e mbajtura në fillim të korrikut në Greqi.

Agjenda e kryeministrit Zaev përfshin gjithashtu një takim zyrtar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, si dhe pjesëmarrja e kryeministrit me ftesë të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe gruas Melania për të shënuar Asamblenë e 74-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Fjalimi zyrtarë i kryeministrit Zaev në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është planifikuar në mëngjesin e ditës së shtunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat