Avokati i Mijallkovit kërkon prokuror special për rastin “Shënjestra-Fortesa”

Maqedonia

Avokati i Mijallkovit kërkon prokuror special për rastin “Shënjestra-Fortesa”

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 12:48
Ljupço Shvrgovski

Ljupço Shvrgovski, avokati i ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov në seancën e sotme për rastin “Shënjestra-Fortesa” kërkon ndërprerjen e procedurë penale, sepse nuk e njeh dorëzimin e lëndëve nga PSP në Prokurorinë e rregulltë.

“Kërkojmë ndërprerjen e procedurës sepse po procedohet pa kërkesë të paditësit të autorizuar. Ligji i PSP-së është me afat deri më vitin 2020, dhe sipas saj vetëm PSP mund të udhëheqë hetimet, të ngrit akuza sepse vetëm prokurori special publik është paditës i autorizuar”, tha Shvrgovski.

Ai theksoi se edhe lënda është nga fusha e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa në seancë është i pranishëm prokuror nga Prokuroria Themelore Publike.

Ai i kontestoi të gjitha rastet e marra nga PSP.

Gjyqtarët Xheneta Begtoviq dhe Vlladimir Tufeggjiq vendosën se prokurori i pranishëm është paditës i autorizuar, me çka seanca vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat