Deskoska: Varet nga opozita nëse do të ketë marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Deskoska: Varet nga opozita nëse do të ketë marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 15:31
Renata Deskoska

Grupet e punës të pushtetit dhe opozitës për të gjetur marrëveshje për Ligjin e ri për Prokurorinë Publike, sot sërish kanë realizuar takim në Kuvend.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, para fillimit të takimit tha se përfundimi i negociatave varet nga opozita.

“Më shumë jam realiste sesa optimiste, pasi e dimë se kë e kemi nga ana tjetër. Nëse do ketë ose jo marrëveshje varet nga OBRM-PDUKM-ja. Ligji duhet të jetë ecensial dhe në pajtim me standardet evropiane. Kemi disa zhvillime dhe kjo është në procedurën për emërimin e prokurorëve. Dyshimet janë nëse do të kemi prokurori të re, pas shfuqizimit të PSP-së dhe e treta, kuadër solid juridik për udhëheqjen e lëndëve. Të papranueshe janë lëshimet që janë jashtë vlerave dhe drejtësisë evropian”, tha Deskoska.

Ndërsa deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski tha që pushteti nuk duhet të ikë nga përgjegjësia dhe e ftoi Zoran Zaevin ta mbajë premtimin parazgjedhor, që shefi i prokurorisë të propozohet nga opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat