Arsovski: Kush nga pushteti frikësohet që “Boki 13” ta thotë të vërtetën?

Maqedonia

Arsovski: Kush nga pushteti frikësohet që “Boki 13” ta thotë të vërtetën?

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 15:55
Dimçe Arsovski

Zëdhënësi i ORBM-PDUKM-së Dimçe Arsovski, sot në konferencë për shtyp tha se qasja joserioze e Prokurorisë për rastin “Haraçi” ka sjellur kaos në gjitha hetimet.

Ai tha se pas pesë muajve është ftuar që të dëshmojë i dyshuari Bojan Jovanovski, i njohur si “Boki 13”.

“Pasi u njoftua opinioni që “Boki 13″ që çdo të dytën ditë dërgohej në spital, filluan dyshimet se kishte takime me persona të caktuar të përfshirë në këtë rast, kështu që pyetja kryesore që do të donim të shtronim sot është: Kush e heshti sot Bojan Jovanovskin për të mos dhënë deklaratë në Prokurori? Kush nga pushteti frikësohet nga e vërteta që mund ta thotë Boki 13?”, tha Arsovski.

Ai tha se hetimet për këtë rast janë vonuar pesë muaj, që sipas tij, të fshihen provat e urdhëruesve për këtë vepër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat